Fati i kryebashkiakëve të djathtë, Basha pret Nishanin

Kryebashkiakët ende në detyrë të Partisë Demokratike, zhvilluan paraditen e sotme një takim me kryetarin Lulzim Basha, në selinë blu. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve, por mësohet se në fokus të diskutimit ka qenë fati i tyre pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Në selinë blu ka mbërritur edhe ish-presidenti Bujar Nishani, që aktualisht ka postin e Kryetarit të Këshillit Kombëtar në këtë forcë politike. Nishani do të ketë një takim me Lulzim Bashën, pas mbledhjes së kryebashkiakëve demokratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?