Fati i studentëve të Wisdom, zv/ministrja: Do të transferohen

Në godinën e Kolegjit universitar jo publik Wisdom, ende janë të afishuara temat e studentët e vitit të shkuar akademik, dhe punonjësit e presin në heshtje skandalin e shitjes së diplomave false nga ky institucion arsimor.

Teksa Ministria e Arsimit njoftoi nisjen e procedurë së mbylljes së këtij institucioni që në fund të korrikut, kolegji Wisdom ka përgatitur fletëpalosje për të tërhequr të rinjtë të regjistrohen në programe që sipas tyre janë të akredituara.

Cili do të jetë fati i dhjetëra studentëve aktive në këtë Universitet? ”Mbyllja e një institucioni të arsimit të lartë bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave. Ne kemi iniciuar kërkesën. Normalisht për vitin e parë nuk ka asnjë student të regjistruar, por për të gjithë studentët që janë në vijimësi me daljen e vendimit për mbylljen e këtij institucioni, me kërkesat e tyre për t’u regjistruar në degë ose profilet që duan, do të bëhet transferimi i duhur”,-thotë Ana Kapaj, zv/ministre e Arsimit.

SHKARKO APP