Fatjona Mejdini: Ka gazetarë që punojnë për krimin e organizuar apo për politikanë të korruptuar

Në një analizë për median në Shqipëri, e ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku  gazetarja Fatjona Mejdini tregoi një tablo shqetësuese të mënyrës se si qarkullon informacioni.

“Gazetaria është bërë një zanat i vetmuar,” tha ajo,

“Janë pesë reporterë në Shqipëri që raportojnë nga terreni. Pastaj janë 50 të tjerë që qarkullojnë këtë informacion, dhe 500 të tjerë që e analizojnë nëpër studio.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo strukturë ku një numër i vogël gazetarësh prodhojnë lajmin origjinal që më pas riciklohet dhe komentohet pafundësisht, tregon për një problem thelbësor në media. Duke shkuar më thellë, Medini konfirmoi pa hezitim ekzistencën e një fenomeni të errët: bashkëpunimin e gazetarëve me botën e krimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po, patjetër që kemi gazetarë të cilët bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Kemi gazetarë që bashkëpunojnë me politikanë të korruptuar, që paguhen për të shtrembëruar të vërtetën, ose që paguhen për të heshtur,” deklaroi ajo.

Sipas saj, dëmi që i bëhet publikut nga një gazetar që bashkëpunon me një kriminel nuk është më i vogël se dëmi nga një gazetar që bashkëpunon me një politikan të korruptuar.

“Janë mjaftueshëm,” shtoi ajo, duke theksuar se problemi nuk është mungesa e gazetarëve me vullnet, por mungesa e strukturave dhe pronarëve që janë të gatshëm të paguajnë ‘faturën’ e gazetarisë së pavarur dhe hetuese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?