Fatkeqësi në darkën e Krishtlindjeve të Airbus Atlantic. Mbi 700 punëtorë me helmim nga ushqimi

Një darkë e Krishtlindjeve e organizuar nga Airbus Atlantic në Francën Perëndimore ishte një dështim total , pasi më shumë se 700 punëtorë u sëmurën pas helmimit nga ushqimi, thonë autoritetet shëndetësore.

Vakti u zhvillua më 15 dhjetor dhe shumë shpejt u shndërrua në një makth. Siç raportoi Daily Mail, punëtorët vjellën dhe patën diarre, sipas shërbimit shëndetësor ARS.

Ende nuk dihen menyja dhe burimi i helmimit masiv nga ushqimi , ndërkohë që tashmë ka nisur hetimi.

Airbus Group , një konglomerat evropian, është prodhuesi më i madh i avionëve në botë dhe punëson 134,000 njerëz.

Megjithatë, një përfaqësues i Airbus pohoi se vetëm 100 njerëz u sëmurën.

“Të premten më 15 dhjetor, rreth 100 punonjës të Airbus Atlantic u sëmurën pas sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi pasi hëngrën darkën e Krishtlindjeve të kompanisë.

Ky duket të jetë një incident i izoluar dhe të gjithë punonjësit po shërohen mirë.

Shëndeti i punonjësve tanë mbetet shqetësimi ynë kryesor dhe ne po punojmë plotësisht me shërbimin shëndetësor ARS për të identifikuar shkakun e sëmundjes dhe për të siguruar që ajo të mos përsëritet në të ardhmen”, tha zëdhënësi për gazetën britanike.

SHKARKO APP