Fatkeqësitë natyrore, Veliaj: Bashkia e Tiranës e gatshme për ndihma

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duke folur për ”Buxhetin 2020”, nën cilësinë e kreut të Shoqatës për Autonominë Vendore, ka deklaruar se bashkia e Tiranës është e gatshme që të ndihmojë bashkitë e tjera në raste fatkeqësishë natyrore.

I pyetur për situatën me përmbytjet në Kurbin, Veliaj është shprehur që në radhë të parë të krijohet kulturë që njerëzit të mos ndërtojnë pa leje pasi kjo shkakton edhe problematikën e përmbytjeve.

“Kemi një dhomë për situata emergjente. Duhet të japim edhe në një dorë. Edhe me situatat me tërmetin duke qenë bashkia më e madhe dhamë ndihmë edhe në Floq. Desha të ndalem tek bashkia e Kurbinit. Si një magazinë që mbledhim si milionga dhe më pas i shpërndajmë. Po jetojmë në një situatë klimatike ku gjërat që ndodhnin një herë në 100 vjet ata ndodhin cdo vit. duhet marrë shembulli i Venecia, ironia e fatit që kaloi niveli i ujit. Ndërtimet që janë bërë në një pafundësi territoresh. Kam qenë në Laç, kam staf atje dhe shpitë rrethohen me mure. Ato janë barriera dhe prandaj mbajnë ujë. Duhet të fillojmë emancipimin në radhë të parë. Borë, tërmete e përmbytje ka patur edhe më parë”.

SHKARKO APP