Fatmir Mediu: 99.9% jam për marrëveshje, nëse PD se do PR dal më vete

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu beson se negociatat me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi zgjedhjet e 25 prillit do të përfundojnë me një marrëveshje mes palëve. I ftuar në emisionin PËrballë të gazetarit Lutfi Dervishi, Mediu tha:
“Unë jam me 99.9% tek ideja e marrëveshjes, edhe njëherë nuk e kam idenë që PR do të dalë më vete. Nëse Partia Demokratike nuk e do, PR pa dyshim që s’ka rrugë tjetër. Unë nuk mund të bëj atë që s’duhet ta bëjë asnjë republikan. Të jem unë kaq miop që votat e PR të shkojnë në favor të Edi Ramës. 30 vjet histori politike PR ka qënë në krah të PD-së. Nëse s’ka një marrëveshjë PR ka shtëpinë e vet.”- theksoi Mediu.
Kreu i republikanëve thotë se vlera e PD dhe PR është që janë parti të ndryshme.  “Ka pas edhe oferta të ndryshme, për t’i shkrirë partitë politike për tu përfshirë në hierarkinë politike të PD-së etj por unë e kam parë të pavlefshme. Është diskutuar herë pas here edhe pas zgjedhjeve të 2013. Ka pasur diskutime edhe në 2017. Por për mua është dukur e pavlefshme një lloj marrëdhënie e tillë që nuk jep product electoral”,- tha Mediu në Përballë.

SHKARKO APP