Fatmir Mediu në takimin e Carës në Durrës: Paratë e korrupsionit në shërbim të Ramës, vendi në gjendje shoku
Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu këtë pasdite ishte në takimin me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit, Igli Cara ku tha ndër të tjera se është një përfaqësues dinjitoz për këtë bashki.
Për të vendi ndodhet në një gjendje shoku social ekonomik dhe duhet shpëtuar me votë në 14 maj.
”Kjo është lufta për t’ja kthyer Durrësin e mbarë Shqipërinë qytetarëve shqiptarë. Iglin e kam njohur si qytetar të Durrësit që e do qytetin, që të gjendet në çdo kohë, edhe kur ka pasur pushtet, edhe kur nuk ka pasur. I qëndron gjykimit të fjalës së tij. Kam bindjen se Igli nuk është vetëm një përfaqësues dinjotoz i Durrësit, por i mbarë Shqipërisë. Paratë e korruspionit janë në shërbim të plotë të Ramës”.