Fatmir Mediu: Rama po e çon vendin drejt një krize politike me BE-në
Partia Republikane zhvilloi takimin me koordinatorët e saj në zonën 7 në Tiranë.
Kryetari I Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij dekalroi se vendi po shkon drejt një krize politike me BE për shkak te një kryeministri të papërgjegjshëm.
Refuzimi i BE, komisjonerit për zgjerim, Komisjonit Europian dhe parlamentit Europian për të pritur vendimin e Komisjonit të Venecias për Kodin Zgjedhor tregon qartë se Rama është i vendosur kundër shqiptarëve dhe Shqipërisë Europiane.
Rama është i vendosur që të vjedhë zgjedhjet, te shkatërroj çdo mundësi për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Shqiptarët e kanë detyrën e tyre historike që t’i bashkohen për të larguar të keqen antieurpianizmin, banalitetin, krimin, korrupsionin dhe përbuzjen që perfaqëson Rama
Opozita brenda mandatit te saj të parë do të bëj Shqiperinë anëtare te BE. Ajo do bashkoj shqiptarët në përballjen me regjimin e korruptuar të Ramës dhe ndërtimin e shpresës dhe besimit Europian.
Opozita ska kohë për të humbur ajo duhet të bashkohet në çdo skaj të Shqipërise në cdo qendër votimi për të mbrojtur Liritë e shqiptarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe tl ndershme
Kryetari Mediu vuri në dukje se të rinjtë si Famela, Blendi dhe të rinjtë e PR do bëjnë të mundur që Partia Republikane të jetë një forcë vendimtare në zgjedhje dhe qeverinë e të djathtës mbas 25 Prillit.