Fatmir Mediu reagon për “Baftjarin”

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i quan zhurmë ‘kukuvajkash’ kritikat e disa mediave në adresë tij dhe politikanave të tjerë që kërcyen këngën e “Baftjarit”, në përmbyllje të veprimtarisë së “Mëngjesit të Lutjeve” në një hotel luksoz në kryeqytet.

Mediu sqaroi në “45 minuta” në Report Tv se darka pati si qëllim të jepte një mesazh se shqiptarët, krahas zënkave politike brenda vendit, dinë edhe të gëzojnë dhe të demonstrojnë një raport human me partnerët ndërkombëtarë si dhe me fqinjët.

“…Nuk arrij ta kuptoj sesi në këtë vend janë shtuar aq shumë kukuvajkat, sa është bërë e turpshme. Në atë mbrëmje ishte ambasadori austriak, gjermane, serb, grek, hungarez, rumun, malazez, janë të gjithë aty. Donim të tregonim diccka nga kultura jonë, si një vend që jo vetëm grindemi por njëherazi kemi edhe një raport njerëzor për njëri-tjetrin.

Shtrembërimi dhe marrja me një gjë në mënyrë të turpshme. Jo kërceu Lu-ja, meta, Mediu. Aty kanë kërcyer të gjithë, majtas, djathtas, ndërkombëtarë e të gjithë. Ishte një mesazh që ne shqiptarët dimë të gëzojmë me fqinjët, me miqtë tanë. Atë që bëjnë këto komente, që dolën në protestë ditën darkuan në mbrëmje, janë ata që e sulmojnë çdo ditë opozitën.

Pse dolëm në protestë, pse kërcyem… Jemi shoqëri shumë paragjykuese dhe e ndarë. Ka një rrejt mediatik i cili ndjell vetëm urrejtje deri në ekstrem. Traditën e mikpritjes nuk duhet ta shkelim me këmbë”,- tha Fatmir Mediu.

 

SHKARKO APP