Fatmir Mediu takime në Amerikë: Diskutime për situatën në Shqipëri dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu zhvilloi një seri takimesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në fokus ishte situata politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjatë një takimi me drejtorin për Europën dhe Azinë në Institutin Ndërkombëtar Republikan, Stephen Nix, Mediu ngriti shqetësimet për atë që e cilësoi si nivel të lartë të krimit dhe korrupsionit, si dhe mungesë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e angazhimit të Instituti Ndërkombëtar Republikan në mbështetje të opozitës dhe bashkimit të saj.
”Në takim me drejtorin për Europën dhe Azinë z Stephen Nix në Institutin Ndërkombëtar Republikan Amerikan diskutuam për situatën e rëndë të krimit, korrupsionit dhe mungesës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri dhe angazhimin e IRI në mbështetje të opozitës shqiptare dhe bashkimit të saj. Në vazhdim të aktiviteteve të Komisionit të Mbrojtjes në SHBA zhvilluam diskutime në Kongresin Amerikan, ku përvec Kongresmenit Mike Turner, kryetar i delegacionit të Kongresit Amerikan në NATO, PA, diskutuam dhe me përfaqësuesit e lartë të PENTAGONIT.
Z.David A. Baker, Zëvendës/Ndihmës Sekretar i Departamentit të Luftës për Politikën Evropiane dhe të NATO-s. Znj. Katherine Katina, Zëvendës Ndihmës Sekretare Kryesore e Departamentit të Luftës për Bashkëpunimin Ndërkombëtar në Armatime.
Diskutimet u përqëndruan në:
•Bashkëpunimi NATO-s (Transatlantik) në Industrinë e Mbrojtjes
•Prioritetet e SHBA-së për kapacitetin industrial të mbrojtjes së aleatëve
•Përshtatja e objektivave të kapaciteteve të NATO-s me realitetet industriale”, shkruan Mediu.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

