Fatmir Mediu takon senatorët në Kongresin Amerikan, pjesë e diskutimeve siguria në Ballkan (FOTO)

Kryetari i Republikanëve, Fatmir Mediu po vijon me takimet në Kongresin Amerikan. Këtë herë ai është takuar me Ted Cruz, i cili është një nga senatorët më të angazhuar në Senat për mbështetje të fortë të Ukrainës.

Senatori Cruz thekson se Rusia dhe Kina kanë qëllim rritjen e influencës së tyre në Europë dhe në botë për tu kundërvënë shteteve demokratike, prandaj kërkohet një angazhim më i lartë politik, ushtarak dhe diplomatik në kuadër të NATO-s si dhe me partnerë të tjerë. Ai vlerësoi angazhimin e kompanive Amerikane për të sjellë LNG (gaz të lëngshëm) në Shqipëri dhe theksoi se Amerika ka mundësinë për të garantuar pavarësinë energjitike të Europës nga Rusia.

Mediu u takua edhe me kongresmenin Robert Aderholt, bashkëkryetar i grupit për Shqipërinë, dhe me kongresmenin Joe Wilson, të dy bashkë-ideator të forumit për sigurinë në Washington. Mediu u shpjegoi situatën në Ballkan në mënyrë të veçantë prezencën dhe marrëdhëniet ushtarake, shërbimet e inteligjencës ruse në Nish apo bashkërendimi i Moskës me Dodik për tu shkëputur nga Federata e Bosnje Herzegovinës, që për të përbëjnë një rrezik potencial për Ballkanin.

Kreu i republikanëve parashtroi nevojën e një politike rajonale të vendeve anëtare të NATO-s, për të rritur kapacitetet e tyre operacionale dhe kordinuar marrëdhëniet me industrinë dhe mbështetjen ushtarake Amerikane.

SHKARKO APP