Fatmir Xhafaj, akuza qeverisë për koncensionet: Po bëhet korrupsion

 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, ka akuzuar dje qeverinë, se po bën korrupsion me ligjin për koncensionet.

Sipas tij, ligji lë hapësirë për abuzime dhe korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhafaj u shpreh se nëpunësit e lartë të ministrive, bëjnë pazare natë e ditë me koncensionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam ligjvënës dhe kam të drejtën ta them, historia e hidrocentraleve ka qenë një histori korrupsioni në këtë vend dhe vazhdon të jetë një histori korrupsioni.

E thënë drejtpërdrejt prej meje.

Ky është mendimi im.

Pavarësisht retorikës së mirë dhe punës që po bëhet për të ngushtuar këto hapësira korruptiva, por këto kanë qenë format, ofertë e pakërkuar, bonus, etj.

Dhe thoshin të gjithë me ligj e kemi marrë, me ligji, por korrupsion me ligj është ky.

Ne jemi duke bërë një reformë në drejtësi dhe një nga pikat e forta që kemi ne është edhe që kanë hartuar ekspertët se si të mbyllim shtigjet e ligjit.

Që ligji vetë të mos lejojë të bëhet korrupsion me nëpunësit”, tha Xhafaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?