Fatmir Xhafaj: Bëmë gabim që nuk e dëgjuam “Mjaft”-in

 

Fatmir Xhafaj, ish- ministër në qeverinë e Fatos Nanos, e sulmuar në atë kohë nga Lëvizja Mjaft, e themeluar dhe drejtuar prej Erion Veliajt, duket se ka një mendim tjetër për atë periudhë.

Xhafaj, që u shfaq në krah të Veliajt, kandidat i PS për Bashkinë e Tiranës, tha se bënë gabim që nuk i dëgjuan kritikat e Mjaft-it.

“Ne ikëm në atë kohë se kishim bërë disa gabime, do të thotë se ata djem dhe vajza kishin të drejtë. Por ne nuk i dëgjuam,” tha Xhafaj.

SHKARKO APP