Fatmira Hajdari del para Vettingut, KPK vlerësim për figurën si gjyqtare dhe pasurinë

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari, e njohur ndryshe si gruaja e të ndjerit Azem Hajdari dhe nëna e deputetes Rudina Hajdari ka dalë sot para Vettingut.

Hajdari përballet për herë të parë në shkallën e parë të Vettingut dhe duhet të justifikojë para KPK figurën si gjyqtare si dhe pasurinë.

Fatmira Hajdari kohët e fundit u caktua si gjyqtare për çështjet e lobimit në SHBA të PD ku i akuzuar ishte Lulzim Basha por ajo dha dorëheqjen nga kjo çështje, si dhe për ‘”CEZ”, ku PS kërkoi përjashtimin e saj pasi kishte njohje me të akuzuarit, Sali Berishën dhe familjen e tij. Edhe nga kjo çështje ajo u përjashtua nga vetë Gjykata.

SHKARKO APP