”Faton Hajrizi nuk është hero”, Kurti: Qytetarët të mos bien pre e mitizimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Faton Hajrizi nuk është hero. Po ashtu, tha se nevojitet një hetim vendor dhe ndërkombëtar.

Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se qytetarët nuk duhet të bien pre e heroizmit dhe mitizimit të Faton Hajrizit. Sipas tij, hero dhe patriot është Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit.

”Sqarimi i rrethanave që nga ikja në drejtim të Serbisë e deri te vrasja e tij kërkon hetim vendor e ndërkombëtar. I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizmit të Faton Hajrizit. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë në Banjskë. Patriot janë 23 pjesëtarë të Policisë të rënë në krye të detyrës. Pikërisht këtë javë, 26 korrikun e shënojmë si ditë memorialë të policëve të rënë në kryerjen e detyrës”,-tha Kurti.

SHKARKO APP