Fatos Klosi: Është çmenduri të thuash mos përdor drogë. Në vendet e BE e pinë dhe kryeministrat

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, ka një këndvështrim tjetër për skandalin e Bulqizës, ku kryebashkiaku Lefter Alla pretendohet se është filmuar duke pirë drogë. Klosi u shpreh se nuk mund të ndalohen njerëzit që të pinë drogë, ndërsa shtoi se nuk është i domosdoshëm testi i përdorimit të lëndëve narkotike për gjithë zyrtarët.

Është çmenduri të më thuash mua mos përdor drogë. Dua mo! Edhe ai që përdor drogë mban “përgjegjësi për veprimet që bën. Ai do të mbajë përgjegjësinë e vet, do ta heqë Edi Rama po doli video e vërtetë.  Testi për të gjithë, nuk shkon, është absurde. Hyn tek të drejtat dhe liritë e personit ajo”, u shpreh Klosi. Ai shtoi se “në vendet e Europës pinë drogë kryeministrat, mos na tregoni përralla”.

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar sot një video, ku ai pretendon se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla shfaqet duke marrë drogë. Zyrtarë të Ministrisë së Brendshme thanë se video do të verifikohet nëse është origjinale. Kryebashkiaku Lefter Alla e cilësoi materialin filmik atë si montazh.

SHKARKO APP