Fatos Klosi: Shqipëria është vend tranzit për dogërat, nga Afganistani në Turqi e deri në Angli
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi thotë se nëse në vendin tonë legalizohet kultivimi i hashashit për përdorim mjekësor duhet të ketë rregulla shumë të forta.
“Nëse shteti merr përsipër ta bëjë këtë gjë, sepse propozimi ka ardhur nga qeveria nuk ka ardhur nga poshtë, nëse në këtë propozim qeveria ka marrë parasysh si do organizohet ky propozim, menaxhimi, shitja jashtë. Duhet të ketë disa rregulla shumë të forta.
Nuk mund të lihet si në 2016-ën. Edhe atëherë pati tentativë për ta disiplinuar dhe u iku dora”, ka thënë Klosi.
Në një intervistë për Ora News, Klosi shtoi se Shqipëria nuk është vend origjine për drogërat por vend tranzit.
“Për drogërat Shqipëria është vend tranzit, nuk është vend që organizon. Shqiptarët kanë dalë pak më të shkathët dhe shpesh kanë futur duart në organizime por nuk është Shqipëria vendi kryesor.
Dihet burimi është Afganistani, e merrnin turqit, pastaj shqiptarët e më pas në Angli. Pra është një rrugë e gjatë”, u shpreh ish-kreu i SHISH Fatos Klosi.