Fatos Kongoli: Politika në Shqipëri është një katrahurë
Shkrimtari i tranzicionit, Fatos Kongoli e ka cilësuar politikën në Shqipëri një katrahurë. Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, ai është shprehur se askush nuk është i kënaqur me politikën përveç fanatikëve.
“Nuk e di nëse mund të gjesh një njëri përveç fanatikëve, që të jetë i kënaqur, e kam fjalën për politikën e ditës. Është një katrahurë e gjitha”, tha shkrimtari.
Më tej, Kongoli ka folur për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilat sipas tij, fshihen nga personat që kanë probleme me to.
KOHA JONË SONDAZH

