Fatos Lubonja: Droga e pushtetit, ose kokaina, e kanë çuar Ramën në ekstrem

 

Fatos Lubonja ka bërë një shkrim të ashpër sot, kundër Edi Rama.

Ai thotë se arrogance e Ramës në qeverisje ka kaluar çdo masë.

Sipas Lubonjës, Rama po grabit njerëzit e varfër për të pasuruar njerëzit e “godinës”, e cila sipas Lubonjës është ndërtesa trekatëshe ku janë ndërthurur mediat, biznesi dhe politika.

Nuk di të them nëse është droga e pushtetit apo efekti i kokainës, për të cilën e kanë akuzuar shpesh, por arroganca dhe egërsia me të cilën qeveria e tij po grabit njerëzit jashtë për të paguar të tijtë brenda ka arritur kulme të papara

Ai po i tejkalon edhe normat më të ulëta morale me të cilat kanë punuar deri më sot njerëzit e godinës.

“Rama kalon me lehtësi nga marrëveshjet mafioze në gjendje delirante, duke u paraqitur sikur ai është i miri që po e pengojnë të këqinjtë si Ilir Meta për të pastruar Shqipërinë.

Për këtë po manovron që aneksin e drejtësisë ta bëjë instrument krejtësisht të vetin.

Kjo ka acaruar Ilir Metën dhe jo vetëm. Sepse nuk mund të flasë për pastrim të Shqipërisë njeriu që ka lidhje me shumë se të gjithë të tjerët me njerëzit e bodrumit”, shkruan Lubonja për Panorama.

Sipas tij, nuk ka shpresa se Ilir Meta do të bëjë ndonjë lëvizje kundër marrëzive të Ramës.

Për këtë arsye, Lubonja shkruan se zgjidhja duhet të kërkohet jashtë godinës ku janë ndërthurur mediat, biznesi dhe politika.

SHKARKO APP