Fatura elektronike, testimi nis në tetor

Në fund të muajit do të jetë gati aplikacioni i ri, i cili do të zëvendësojë kasat fiskale, ndërsa ministrja e Financave, Anila Denaj tha se nga tetori, çdo biznes mund të nisë të provojë dhe testojë këtë sistem.

Lidhur me kërkesat e biznesit për të shtyrë në kohë zbatimin e modelit të faturës elektronike, ajo e la të hapur variantin e shtyrjes, ndërsa dha si zgjidhje për zonat që nuk mbulohen me internet, zbatimin e modelit aktual.

Në konferencën e përbashkët, krerët e Tatimeve dhe Doganave, thanë se lufta kundër informalitetit do të vazhdojë, ndërsa deklaruan se muaji gusht ka tejkaluar planin në mbledhjen e të ardhurave. Drejtori i Doganave, premtoi se shumë shpejt do të publikohet edhe lista e subjekteve shkelëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?