Fatura energjie në 3 muaj/ Kuvendi, ERE-s: Nxisni OSHEE-në të vendosë në punë sistemin e ri

Enti Rregullator i Energjisë duhet të nxisë Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për vënien e sa më shpejt në punë të sistemit të ri të faturimit, që është leximi i matësit në 3 ose 6 muaj. Kërkesa vjen nga Kuvendi, i cili në rezolutën e miratuar për vitin 2018 thekson se kjo mënyrë lehtëson matjen.

Po ashtu, Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese kërkon që energjia e prodhuar nga panelet fotovoltaike të familjarëve, të hidhet në rrjet ndonëse nuk është përcaktuar çmimi i blerjes.

Në drejtim të mbrojtjes së konsumatorit, tashmë ERE do të ketë detyrim të raportojë çdo 3 muaj në Kuvend mbi ankesat e qytetarëve dhe jo njëherë në vit sikurse bëhej deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Për shkak të disa sugjerimeve, komenteve, ideve, kjo projektrezolutë i është nënshtruar disa ndryshimeve të herëpashershme. Një pikë ka të bëjë me marrjen e masave të zgjidhjes së problemit të pronësisë së kabinave elektrike, të cilat nuk janë në pronësi të OSHEE. Ndërkohë një pikë tjetër është edhe marrja e masave për të bërë të mundur një vlerësim të plotë të humbjeve të OSHEE prej pikës së lidhjes së prodhuesve të energjisë në mënyrë që të kemi një sistem sa më të drejtë matjeje”,-tha kryetari i këtij Komisioni Eduard Shalsi në lidhje me këtë projektrezolutë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa deputeti socialiste Ilir Beqja, në fjalën e tij tha se duhet te ketë një qasje të caktuar për të zgjidhur problemet e së kaluarës që kanë lidhje me OSHEE, por gjithashtu duhet krijuar një mënyrë e re që vërtet të investojnë privatët dhe zbatimi i këtij investimi të bëhet në mënyrë të kontrolluar.

Pas diskutimeve, Komisioni vendosi të zhvillojë vizita në terren për të parë problemet nga afër dhe së fundmi miratoi tekstin e rezolutës së paraqitur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?