FBI-ja shqiptare, 180 dosje në pritje

Këtë të martë nis detyrën Byroja Kombëtare e Hetimit. Në axhendën e shefen së BKH-së, Aida Hajnaj, ku do të takojë prokurorët e SPAK-ut. Aktualisht në SPAK që prej krijimit janë 180 kallëzime dhe procedime penale të regjistruara për korrupsion nga zyrtarët e lartë si dhe krime të rënda. Këto dosje pritet të ndiqen nga oficeret e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Hajnaj merr detyrën pas përzgjedhjes në një proces që nisi me 40 kandidatë dhe në fund mbetën 4 finalistë. Selia e BKH-së do të jetë në të njëjtën godinë me SPAK. Hajnaj pritet të çelë tani garën e përzgjedhjes së 60 oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?