FBI-ja shqiptare, 8 kandidatë vijojnë garën

Tetë kandidatë janë përzgjedhur për të vijuar garën për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së, ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat. SPAK thotë se Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurojë në fazat e fundit nga 6 në 8 kandidatë.

Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Aida Veizaj
Ardian Çipa
Artur Beu
Ervin Hodaj
Gentjan Shehaj
Lindita Nushi
Idajet Faskaj
Ylli Pjetërnikaj

SHKARKO APP