FBI-ja shqiptare, 8 kandidatët katër orë testim tek ”makina e së vërtetës”
Nga e marta deri ditën e premte, do të zhvillohet faza e testimit me makinën e së vërtetës (poligrafin) për 8 kandidatët që janë në garë për drejtues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Seancat do të zhvillohen pranë SHÇBA-së tek ministria e Brendshme dhe do të zgjasin nga 2 deri në 4 orë për çdo kandidat. Testimi mbyllet të premten dhe më pas SPAK-u do të përzgjedhë një nga tetë garuesit për t’ia përcjellë KLP-së për ta emëruar kreun e ri të BKH-së. Sipas ligjit, kreun e BKH-së e zgjedh Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Çfarë është makina e së vërtetës (Poligrafi) dhe si funksionon ajo? Poligrafi bazohet mbi faktin se gënjeshtra provokon përgjithësisht ankth, që nga ana e tij modifikon parametrat fiziologjike, si presioni i gjakut, frekuenca kardiake, ritmi i frymëmarrjes e deri tek rezistenca e ndryshuar e lëkurës ndaj përcjelljes se rrymës elektrike.
Që në vitin 1913 është ndërtuar një makine e tillë, e cila ishte në gjendje që të gjitha këto parametra t’i përmblidhte në një raport grafik. Makina e të vërtetës, përdoret nga FBI-ja gjatë marrjes në staf të punonjësve të rinj por edhe gjatë pyetjes së dëshmitarëve për çështje tepër delikate.
8 kandidatët
1-Aida Veizaj (Hanaj)
2-Ardian Çipa
3-Artur Beu
4-Ervin Hodaj
5-Gentjan Shehaj
6-Lindita Nushi
7-Idajet Faskaj
8-Ylli Pjetërnikaj