FBI-ja shqiptare, kandidatët përballë makinës të së vërtetës
Aktualitet E Enjte, 3 Dhjetor 2020 13:32
Kandidatët e kualifikuar në garën si agjentë të FBI-së shqiptare (Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH) kanë nisur sot testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe makinës së të vërtetës. Kjo është faza e fundit e garës dhe vjen pas procesit të deklarimit të pasurisë. Testi i poligrafit bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.