FBI-ja shqiptare, nis sot faza e intervistave për 8 kandidatët
Kandidatët për drejtimin e Bytrosë Kombëtare të hetimit intervistohen sot nga Komisioni i Përzgjedhjes në SPAK. Aida Veizaj (Hajnaj), kandidate për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sapo ka hyrë në SPAK për t’u përballur me Komisionin e Përzgjedhjes në intervistimin që do të zhvillohet nga tre anëtarët e këtij komisioni, Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.
Katër kandidatët e ditës së sotme do të pyeten përkatësisht nga 60 minuta. Në orën 11:00 do të intervistohet Ardian Çipa, një orë më vonë Artur Beu dhe në orën 13:00, Ervin Hodaj.
Mësohet se i gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavaruar i Rishikimit. Komisioni i Përzgjedhjes, përmes njoftimit për shtyp sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta.
“Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Raportet e ekzaminimeve të poligrafit do të merren në konsideratë nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së”.
Datat
Data 26
Aida Veizaj, ora 10.00
Ardian Çipa ora 11.00
Artur Beu ora 12.00
Ervin Hodaj ora 13.00
Data 27
Gentjan Shehaj ora 10.00
Lindita Nushi ora 11.00
Idajet Faskaj ora 12.00
Ylli Pjetërnikaj ora 13.00