FBI-ja shqiptare, SPAK: Drejtues të jetë Aida Hajnaj
SPAK ka propozuar emrin e Aida Hajnaj në KLP për t’u zgjedhur në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit. 4 vite pas miratimit të reformës në drejtësi, procesi për kreun e ”FBI-së shqiptare” u finalizua sot.
Aida Hajnaj ishte e kualifikuara e vetme, pasi tre kandidatët e tjerë, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj janë skualifikuar.
Zgjedhja e kreut të BKH kaloi nëpërmjet një procesi ku u përdor edhe makina e të vërtetës. Ky proces ka qenë i monitoruar nga amerikanët dhe partnerët europianë.
Zgjedhja e kreut të BKH-së u parapri nga PD-ja tre ditë më parë, ku Edi Paloka lëshoi akuza të forta në drejtim të Aida Hajnajt dhe me këtë argument kërkoi rikthimin e procesit në pikën zero.