FBI-ja shqiptare, SPAK publikon datat e intervistimit të kandidatëve

Ka kaluar në një tjetër fazë gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ose siç njihet ndryshe si FBI-ja shqiptare. Në dy ditë, kandidatët do të intervistohen nga Komisioni i Përzgjedhjes më datat 26-27 shkurt, të ndarë në dy grupe me nga katër persona.

“Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së zhvilloi në praninë e Komisionit të Pavaruar të Rishikimit (Komisionit Ndërkombëtar), mbledhjen e radhës, lidhur me procedurën e organizimit të intervistave të kandidatëve të kualifikuar deri në këtë moment për këtë pozicion. Në përfundim, Komisoni vendosi që intervistat do zhvillohen në datat 26 dhe 27 shkurt, 2020, në Sallën e Mbledhjeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e ndodhur në adresën: Rruga “Jordan Misja”, nr.1, Tiranë. Çdo kandidat do ketë një orë në dispozicion, për t’u përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit të Përzgjedhjes”,-thuhet në njoftimin e SPAK-ut. Mësohet se i gjithë procesi do të monitorohet nga Komisioni i Pavaruar i Rishikimit.

Komisioni i Përzgjedhjes, përmes njoftimit për shtyp sqaron që spekullimet në media në lidhje me numrin e kandidatëve që mund të kenë ngelur në testin e poligrafit nuk janë të vërteta.

“Rezultatet e testeve të poligrafit janë konfidenciale dhe rregullat për aksesimin e një informacioni të tillë janë shumë të rrepta. Raportet e ekzaminimeve të poligrafit do të merren në konsideratë nga Komisioni i Përzgjedhjes për të përzgjedhur kandidatin më të mirë që do të emërohet Drejtor i BKH-së”.

Datat

Data 26

Aida Veizaj, ora 10.00
Ardian Çipa ora 11.00
Artur Beu ora 12.00
Ervin Hodaj ora 13.00

Data 27

Gentjan Shehaj ora 10.00
Lindita Nushi ora 11.00
Idajet Faskaj ora 12.00
Ylli Pjetërnikaj ora 13.00

 

SHKARKO APP