FBI ”zbret” në Durrës, hetuesit e BKH do kenë 1 javë trajnim në itali
Grupi i parë i hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ka nisur trajnimin në Itali. Drejtoresha e BKH-së, Aida Hajnaj dhe kreu i SPAK, Arben Kraja, janë pritur nga drejtues të lartë të DIA-s, antimafias italiane që organizon këtë trajnim.
Ambasada Italiane ka publikuar këto foto ku shpjegon se 27 hetuesit shqiptarë do të qëndrojnë për një javë atje dhe përpos trajnimit përspecifikat e hetimit, do të vizitojnë edhe disa ambiente, ku punojnë hetuesit italianë.
Sapo 27 hetuesit e BKH-së të kthehen nga Italia, do të nisë edhe procesi i madh i trajnimit nga vetë Byroja Federale e Hetimit. Përgjatë një muaji ekspertët e FBI-së do të mbërrijnë në Durrës, ku do të trajnojnë për një muaj hetuesit shqiptarë të BKH-së.