Federata Vatra: Përkrahim aksionin opozitar për qeveri të përkohshme

Kryesia e Federatës Vatra, dega Michigan, i kanë cilësuar shqetësuese ngjarjet e fundit në Shqipëri. Në një deklaratë, federata gjykon se qeveria aktuale e Shqipërisë e ka humbur të drejtën për t’i shërbyer popullit te vet. Në kushte të tilla, shkruan se mbështet aksionin e forcave opozitare dhe kërkesën për një qeveri të përkohshme

Deklarata e plotë:

Përkeqësimi i rendit publik, rritja e korrupsionit nê nivele te larta ministrore, parlamentare, vendore etj. dhe mbrojtja ligjore ndaj tij, rënia e tejskajshme e nivelit ekonomik dhe punës së ndershme, kriminalizimi i jetës së popullatës në përgjithësi, nëpërmjet lejimit të punës fiktive, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe i trafiqeve të tjera, rënia e frikshme e numrit te popullsisë nëpërmjet emigrimit, janë tregues të qartë për një dështim total të punës së qeverisë në detyrën e saj për rritjen e mirëqenies së popullit të vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

-Perceptimi mbarë-popullor, i zaptimit te pushtetit nëpërmjet tjetërsimit dhe blerjes së votave, përçmimi, arroganca dhe gjuha e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë, instalimi në krye te parlamentit, te qeverisë dhe posteve ministrore, të ish-funksionarëve apo pasardhësve të nomenklaturës komuniste dhe kapja e pushtetit të pavarur gjyqësor, shënon një degradim të demokracisë dhe vlerave euro-atlantike.

Swiss Digital Mobile Reklama

-Diskutimi nga kreu i qeverisë dhe vënia në tavolinë më fqinjët, historikisht me interesa grabitqare, të kufijve dhe tërësisë territoriale të Shqipërisë dhe të Kosovës, të paguara me gjakun e martirëve dhe të pranuara botërisht; krijimi i klimës miqësore me Serbinë dhe klimës së mosmarrëveshjes me lidershipin e Republikës se Kosovës, bie ndesh me luajalitetin ndaj kombit, është në kundërshtim me vullnetin e popullit shqiptar në vendin amë dhe Diasporë, si dhe krijon një situatë te rrezikshme me pasoja afatgjata rajonale.

Prandaj, Federate Vatra, mbartëse e vlerave nacionaliste dhe demokratike, në linjën e saj për t’i shërbyer me dinjitet kombit, gjykon se qeveria aktuale e Shqipërisë, e drejtuar nga Edi Rama, e ka humbur të drejtën, detyrimin dhe privilegjin për t’i shërbyer popullit te vet. Në të njëjtën kohë, përkrahim pa rezerva aksionin e forcave opozitare dhe kërkesën për një qeveri të përkohshme, e cila do të normalizonte situatën sociale, politike dhe kombëtare në përgjithësi.      `

Federata Vatra

Michigan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?