FederBet: Ekipet shqiptare të hiqen nga skendinat e basteve

 

Skuadrat shqiptare duhet të hiqen fare nga skendinat e basteve. Ky është sugjerimi i FederBet, një shoqatë e cila bashkëpunon ngushtë edhe me Parlamentin Europian. Shkak për këtë janë bërë dyshimet e shumta për trukim ndeshjes. Skuadrat më të dyshuara janë Skënderbeu, Flamurtari dhe Laçi. Kjo e fundit ngriti dyshime të shumta pas sfidës miqësore me Stuttgart në Portugali, ku u mundë thellë 5 me 0. Për këtë kanë shkruar edhe mediat gjermane. Sa i përket 5 herë kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeut, ata dyshohen për miqësoren e janarit me belgët e Oostend, ndeshje e humbur me rezultatin 4 me 0. Ndërkohë që Flamurtari dyshohet për ndeshjen me gjeorgjianët e Bolnisi. Konkretisht për ndeshjen e kthimit në Shqipëri, ku vlonjatët humbën me gola të shënuar në pjesën e dytë. Në raportin e FederBet përmenden edhe ndeshje të tjera të Superligës shqiptare të dyshuara si të trukuara

SHKARKO APP