Fehmi Petku kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

 

Fehmi Petku është emëruar Kryetar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda ndërsa Ramiz Lala u emërua Kryetar i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Gjirokastër. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës së KLD.

Emërimi i Petkut dhe Lalës u bë me shumicë votash nga anëtarët e Këshillit, pas preznatimit të platformave të tyre .

Në njoftimin në faqen zyrtare të KLD thuget se “në pikën 2 të rendit të ditës, anëtarët e KLD-së, diskutuan mbi Informacionin e Inspektoratit për përfshirjen në vlerësimin profesional dhe etik me procedurë të përshpejtuar të disa gjyqtarëve.

Më tej mbledhja vijoi me procedurën për rishqyrtimin e kërkesës për procedimin disiplinor nr. 3993/2 prot., datë 09.01.2014 të Ministrit të Drejtësisë, ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, A.Ç., duke caktuar ekspertin mjeko ligjor.

Gjithashtu, Këshilli, shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, për vitet 2007-2009, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”. Pasi shqyrtoi ankimet përkatëse, Këshilli miratoi aktet e Vlerësimit për 4 (katër) gjyqtarët e mëposhtëm:

Rexhina Merlika, Rrethi Gjyqësor Krujë;

Pashk Gjaci, Rrethi Gjyqësor Përmet;

Ornela Naqellari, Rrethi Gjyqësor Përmet;

Ardiana Bera, Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.”

SHKARKO APP