Felaj: PD “sabotoi” komisionin “Tahiri”
Kryetarja e Komisionit parlamentar për Sigurinë Kombëtare, Ermonela Felaj foli në “Top Talk” për dy komisionet hetimore të ngritura me kërkesë të opozitës, për Tahirin dhe Cakajn, duke pretenduar se ai ndaj Tahirit do të nxirrte “të palarat” e opozitës në lidhje me çështjet e drogës.
Sot kemi parë një reagim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në lidhje me çështjen e tij gjyqësore. Zonja Felaj ishte vet pjesë e një komisioni hetimor për këtë çështje. Çfarë ndodhi me atë komision? Pse nuk u mblodh dhe pse nuk funksionoi? “Është e drejta e çdo personi në hetim që të shprehet për zgjatjen e afatit të hetimeve. Në momentin që gjykata ka vendosur që hetimet të mos zgjaten më tej, do të thotë që prokuroria duhet t’i përfundojë ato dhe natyrisht të vendosë edhe për fatin e çështjes”, tha Felaj.
Sa i përket komisionit hetimor, Felaj tha se Kuvendi vendosi ngritjen e tij që në mars të vitit të kaluar, me një afat veprimi prej 6 muajsh. “Në këtë hark kohor, opozita ka thirrur vetëm 3 mbledhje, sepse të drejtën për të thirrur mbledhje e ka kryetari, që është i opozitës. Opozita bllokoi kërkesat e mazhorancës, ndërkohë që vet ka dërguar 24 kërkesa, për të cilat ka marrë 24 përgjigje dhe vetëm për 2 përgjigje që vijnë nga Ministria e Brendshme dhe organit të Tatimeve, që kërkonin më shumë kohë, opozita pretendon se ne e kemi penguar punën e komisionit. E vërteta është se, opozita e humbi rrugës interesin për këtë komision. Në shtator ne e zgjatëm afatin e veprimit deri në dhjetor dhe komisioni nuk u mblodh asnjëherë”, tha Felaj.
Përse e humbi interesin opozita, kur e kishte “kalë beteje” politike?
Ne njohëm qartësisht opinionin publik dhe opozitën vet me të gjitha kërkesat që donim ne të vinim në pah, për të treguar që fenomeni i drogës nuk është një fenomen i lidhur me vetëm një mandat tonin qeverisës, por që kishte filluar më herët, apo që bart brenda shumë të vërteta të hidhura për opozitën e sotme, e me sa duket opozita pati frikë t’i ballafaqonte këto me opinionin publik.
KOHA JONË SONDAZH

