Fëmija 18 muajsh rrihet nga edukatorja, Malaj: Civilizimit njerëzor i ka ardhur fundi
Ish-deputetja e LSI-së për Durrësin, Nora Malaj ka reaguar për ngjarjen ku një familje ka denoncuar dhunën ndaj fëmijës 18 muajsh nga edukatorja. Sipas saj, sot më shumë se kurrë duhet të bëhemi bashkë të gjithë me forcë të themi dhe të veprojmë për t’i ndal kësaj dhune të patolerueshme. ”Teksa e sheh videon të dhemb zemra. Kjo është përtej çdo llogjike dhe analize njerëzore. Kjo tregon se civilizimit në kete vend i ka ardhur fundit”,- shkruan Malaj në facebook.
Postimi i plotë
Kur një i mitur rrihet në institucionet shtetërore, civilizimit njerëzor i ka ardhur fundi! Teksa sheh kete vidion dhe ketë denoncim të berë nga gjyshërit e fëmijës e kupton se në cfarë klime dhune çnjerëzore e stresi po rriten fëmijët tanë.
Sot më shumë se kurrë duhet bashkë të gjithë me forcë të themi dhe të veprojmë për t’i ndal kësaj dhune të patolerueshme ndaj krijesave më të pafajshme, fëmijëve , këtyre engjejve që duan mbrojtje dhe dashuri!
Se fëmijët janë ata që duhet të rriten me dashurinë e nënës, me perkedheli dhe me garancinë dhe mbrojtjen nga shtetit!
Teksa e sheh videon të dhemb zemra. Kjo është përtej çdo llogjike dhe analize njerëzore. Kjo tregon se civilizimit në kete vend i ka ardhur fundit! “Fëmija 18-muajsh rrihet nga edukatorja në çerdhe, vjen denoncimi nga familja në Durrës