Fëmija 3-vjeç humb jetën në kopësht, daja: Mjeku na tha që kishte shenjë në grykë

Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën sot në një kopsht privat në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Në momentin që ka mbërritur në spital i vogli nuk reagonte, ndërsa i janë konstatuar shenja në qafë. Këtë e konfirmon daja i fëmijës, i cili kërkon drejtësi.

”Jam daja i fëmijës. E kemi çuar në mëngjes në kopsht vetëm kur na vjen lajmi, hajdeni se djalin e keni keq. Erdha me vrap në urgjencë. Aty u takuam me doktorin që ishte munduar ta kthente në jetë. Doktori tha se djali ka ardhur i pajetë. Ne i bëmë të gjitha çfarë ishin për të bërë dhe djalin nuk e shpëtuam dot. Më tha që kishte një shenjë në grykë. Për këtë duam drejtësi”.

Janë sekuestruar kamerat e sigurisë, ndërsa edukatorja është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje nga organet kompetente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?