Fëmija 7 vjeç doli për të kërkuar ndihmë,u rikthye në banesë dhe vdiq

Detaje të reja janë bërë publike sa i përket ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme, kur një fëmijë 7 vjeç humbi jetën për shkak të zjarrit të rënë në banesë.

Banorët e pallatit ku ndodhi ngjarja kanë rrëfyer për Report TV momentet e para. Sipas tyre, 7-vjeçari fillimisht doli të kërkonte ndihmë tek fqinjët, pasi mamaja e tij ishte në tualet duke larë motrën e tij 7-muajshe.

Më pas, fëmija u rikthye sërish në banesën e tij që ishte përfshirë nga flakët e zjarrit, por nuk mundi të dilte pasi shpërtheu bombola e gazit. Pas kësaj, kanë ndërhyrë fqinjët e familjes Nezha dhe kanë nxjerrë prej andej gruan dhe foshnjen 7-muajshe.

Ndërkohë që kryefamiljari nuk ishte në banesë momentin kur ndodhi fatkeqësia. Zjarri u shua pas rreth 1 ore nga ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës. Fatkeqësisht, fëmija 7 vjeç ishte djegur nga zjarri i madh në banesë.

SHKARKO APP