Fëmija i parë që shtrohet në spital, gruaja shtatzënë niset me urgjencë tek Infektivi

Këtë të mërkurë janë shënuar sërish raste me Covid-19 në qytetin e Fierit. Nga tre të infektuarit, në spitalin Infektiv janë nisur një grua shtatzënë dhe një fëmijë 2-vjeçar. 2-vjeçari bëhet fëmija i parë i prekur me Covid-19 që shtrohet në spital, pasi sipas ekspertëve të gjithë të tjerët ose kanë qënë asimptomatikë, ose kanë pasur simptoma shumë të lehta. Mesa duket gjendja e tyre shëndetësore është e vështirë, duke marrë parasysh edhe vendimin për shtrimin e tyre. Bilanci i të prekurve në Shqipëri ka shkuar në 832 të infektuar, 595 të shëruar dhe 31 viktima. Qeveria ka nisur të lejojë një hapje graduale të bizneseve, por ende shumë aktivitete si palestrat dhe transporti urban nuk ka një datë se kur do të hapen.

SHKARKO APP