Fëmija shqiptar vetëm 2 vjeç bie nga kati i tretë i pallatit në Itali

Një fëmijë shqiptar, vetëm 2 vjeç, ra nga kati i tretë i një pallati në Monza, Itali. I vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi shkonin të punonin.

Fëmija, pasi është zgjuar, është ngjitur në një karrige pranë dritares. 2-vjeçari është zvarritur derisa ka rënë nga dritarja.

Mësohet se gjendja e të voglit është shumë e rëndë. Ai është në luftë me jetën.  Sipas raportimeve të para, ngjarja ka ndodhur në një moment shpërqendrimi të gjyshit. Kur ndodhi incidenti ai ka qenë në kuzhinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?