Fëmija u gjend në koma në rrugë, babai: Më ka rënë nga dritarja e makinës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të “Urës së Bardhajve” të njësisë Rrethina në Shkodër. Mësohet se një fëmijë vetëm 1 vjeç është gjetur i plagosur në rrugë.
Fëmija është transportuar në spital nga një mjet i rastit tip “Benz”, ndërsa drejtuesi ka thënë se e ka gjetur fëmijën të plagosur dhe e ka transportuar në spital.
Aktualisht fëmija është në gjendje kome, ndërkohë në spital ka shkuar babai i fëmijës, i cili është shprehur se 1-vjeçari ka rënë nga dritarja e makinës. Gjendja e shëndetësore e fëmijës është kritike.