Fëmijë e të rritur, fierakët mbushin xhaminë, si u fal Kurban Bajrami

Që në orët e para të mëngjesit, e përkatësisht në orën 07:00, besimtarët fierakë kanë falur Namazin në xhaminë e qytetit, ndërsa krerët myslimanë të myftinisë kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Fëmijë, të rinj e të moshuar i janë drejtuar xhamisë, duke bërë faljen e mëngjesit, teksa iu lutën Zotit për më shumë paqe dhe harmoni.

Falja e Kurban Bajramit u bë nga Myftiu i Xhamisë së Fierit, Valdrin Mera.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo e sotmja është një ditë e shënuar për besimtarët myslimanë, si një ditë solidariteti me më të varfrit dhe të pamundurit”, tha ai ndër të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?