Fëmijët dhe gratë në kampin ”Al-Hawl” në Siri, protestë tek Kryeministria
Drama në kampin ”Al-Hawl” në Siri është e madhe. Fëmijë të vetmuar, grupe familjesh pa baba, frikë dhe shumë trishtim. Janë me mijëra në këtë kamp, i cili më shumë është një burg gjigant ku familjarët e ushtarëve të ISIS të kapur rob, janë të izoluar dhe jetojnë në çadra.
Familjet e grave dhe fëmijëve të mbetur në kampin ”Al-Hawl” të Sirisë të hënën ora 17:00 do të protestojnë përpara kryeministrisë për ti kërkuar qeverisë shtimin e përpjekje në riatdhesimin e tyre.
Në këtë burg ka shumë shqiptarë dhe historitë e tyrë janë të njohura, siç është ajo e fëmijëve Dumani. Një prej familjarëve të dy fëmijëve Eva dhe Endrit Dumanit, të cilët janë të bllokuar në këtë kampin, i kanë dërguar një letër kryeministrit Edi Rama. Kërkesa është bërë pak ditë më parë nga Mide dhe Xhetan Ndergjoni, nëna dhe daja e fëmijëve për ti nxjerrë ata njëherë e përgjithmonë nga kampi.
Në shkresën drejtuar kryeministrit janë dhe mesazhet që Eva Dumani i ka dërguar dajës së saj, ku e mitura shkruan se situata në kamp është përkeqësuar dhe se nuk e di nëse do ketë mundësi të komunikojë sërish por i siguroi se ajo dhe vëllai Endriti janë mirë