Fëmijët e riatdhesuar nga Siria, Rama tregon se si do të integrohen

Kryeministri Edi Rama, pas kthimit në Shqipëri së bashku me 5 shqiptarë (mes të cilëve 4 fëmijë), të shpëtuar nga kampi Al-Hawl në Siri, tregoi sesi do të bëhet riintegrimi i tyre në Shqipëri.

“Më vjen shumë mirë që kemi mbyllur fazën e parë të një operacioni të ngatërruar, sidoqoftë të suksesshëm. Dhe ajo që është edhe më e rëndësishme është që tanimë kemi bazën për të vazhduar me fazën e dytë. Fëmijët e tjerë janë identifikuar, janë bërë një pjesë e mirë e kontakteve dhe intervistave dhe besoj që më herët se vonë, do të kthejmë edhe pjesën tjetër”, tha Rama.

Nga ana tjetër, Rama tregoi edhe mënyrën se si do të integrohen në shoqëri këta fëmijë. ”Struktura është gati për këta 4 fëmijë dhe për gjithë të tjerët që do të vijnë më pas, me mësues e psikologë. Do të punohet hap pas hapi për t’i integruar pastaj në strukturat sociale”,-tha kreu i qeverisë.

SHKARKO APP