Fëmijët romë pa shkollë

Për të gjithë ata nxënës që nuk kanë pasur mundësi që të ndjekin mësimet online, Ministria e Arsimit po i zëvëndëson 40 orët e mësimit në shkolla. Stela sapo është kthyer nga shkolla 9-vjeçare Androkli Kostallari. Dy javë para se të fillojë klasën e katërt, ajo do të zhvillojë mësim për temat që nuk ka ndjekur dot online. ”Mësova për numrat, tabelën e shumëzimit”, thotë Stela. Gazetarja: Sa bëjnë 2*2? “Mmmm nuk e di dhe aq mirë”, thotë Stela.

Të bindur se 40 orë mësimore për nxënësit e klasave të 1 deri në të 5 nuk zëvendësojnë shkëputjen disa mujore që fëmijët patën nga bankat e shkollës, fillimisht prej tërmetit e më pas prej sëmundjes infektive, prindërit rom i kanë mbajtur ata në shtëpi, edhe pse e dinë rëndësinë e arsimit.

Familjarët e nxënësve të klasave nga e 6 dhe lart vënë në pikëpyetje vijimin e shkollës, për sa kohë mendojnë ata , fëmijët e tyre do të ndihen të pabarabartë me të tjerët në procesin mësimor.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?