Fëmijët shqiptarë në Siri, gruaja: Vajza më kërkoi ndihmë (VIDEO)

Më 27 janar kalojnë plot 6 vite dhe Mide Dumani është ende në pritje të kthimit nga Siria të dy fëmijëve të saj, Evës dhe Endrit që sot kanë emra arabë Sara dhe Tahla. “Ju lutem, kam 6 vite që lutem, janë fëmijë që nuk kanë asnjë faj”, shprehet nëna, mide Dumani. E larg Shqipërisë, vajza i kërkon nënës vetëm të bashkohet me familjen. Besimi se kjo do të ndodh është kthimi në atdhe i kosovarëve më shkurt të këtij viti.

Audio e vajzës

“Veç duam të vijmë atje. Nuk kemi nevojë për asgjë. Veç të vijmë atje. “Ti më the mua që do ju heqin të gjithëve bashkë, kur e morëm vesh ne ata thanë veç Kosova. Ndoshta dhe neve vijnë na marrin sot… Nuk dimë gjë”. Ndërsa mesazhi i fundit që 14-vjeçarja ka dërguar ishte mbrëmjen e kësaj të hëne, ku paralajmëron rrezikun që e pret nga sulmi turk në Siri dhe zhvendosja e tyre nga autoritetet kurde.

Ishte Shkëlzen Dumani që në 2014 mori djalin e tij 5-vjecar dhe vajzën 8-vjeçare pa dijeninë e bashkëshortes, Mides. ”Motra ska qenë në dijeni as ne s’kemi qenë. Ka thënë që do shkoj me disa vëllezër të tjerë mysliman që do jenë pa gratë e tyre dhe kështu nuk është nevoja të vish dhe ti. Arriti dhe te noteri të marr një deklaratë që motra jep pëlqimin për të lëvizur jashtë Shqipërisë bashkangjitur me një kontratë të shitjes së shtëpisë e ka përdorur deklaratën për të kaluar në Rinas”, thotë Agim Ndregjonaj.

Qasjen ndaj ISIS, mendohet nga familjarët, se Shkëlzeni e ka fituar në Arabinë Saudite, ku sipas tij punoi si hidraulik për 2 vite. ”Pas kthimit filloi predikimet fetare. Sjellja më e çuditshme filloi duke lënë mjekër duke veshur pantallona më të shkurtra por ama me motrën s’kishte sjellje problematike”. E pak muaj pas arritjes në Siri, Shkëlzeni humbi jetën në luftën krah grupit militant të shtetit islamik. Para kësaj ngjarje pranë tij kishte mbërritur e ëma, gjyshja e fëmijëve, Medije Dumani që sot kërkon ndërhyrjen e shtetit shqiptar në kampin Al Hol ku gjenden një grup shqiptarësh.

“T’kini durim ju edhe ne se kemi ndenjur 6 vjet këtu në luftë e tani jemi më mirë, mos kini merak. Kur t’ikin gjithë shqiptarët e ne bashkë me ta. Ju a mundeni të lidheni me shtetin, shteti ka dorë në këtë mes vetëm me ta mund të dalim”. Fëmijët rezultojnë ende të humbur sipas Interpolit dhe shteti shqiptar vazhdon të thotë prej 6 vitesh se po punohet në kthimin e sigurtë të fëmijëve në vendlindje. /Top Channel/

Fëmijët shqiptarë në Siri/ Gruaja nga Tirana: Vajza më kërkoi ndihmë, po rrezikohen

SHKARKO APP