Fëmijët u mbytën në liqen, babai i të miturëve humb ndjenjat në vendngjarje

Detaje të reja janë mësuar lidhur me tragjedinë e ndodhur në liqenin e Prushës në Tiranë, ku dy vëllezërit e mitur u mbytën. Babai i të miturve pasi mësoi lajmin, shkoi në vendin e ngjarjes, pot aty humbi ndjenjat nga tronditja. Ka qenë stafi mjekëso në vendngjarje, që i ka dhënë ndihmën e parë.

Dy vëllezërit të cilët u mbytën, dyshohet se po luanin bashke me bashkëmoshtarët e tyre buzë liqenit, kishin lidhur një litarë në një pishë aty pranë.

Më pas fëmijët kapeshin pas litarit, dhe rrëshqisnin në ujë. Dyshohet se një prej tyre, i vogli, ka rënë në ujë dhe ka qenë duke u mbytur. Për ta shpëtuar është futur në ujë edhe vëllai i madh, por të dy fatkeqësisht janë mbytur.

SHKARKO APP