“Femra në karrierë”, INSTAT: Viti 2014, rekord divorcesh

Viti i kaluar shënoi një numër rekord divorcesh, në vendin tonë. Të dhënat e Institutit të Statistikave japin shifra alarmante, rreth 4. 240 divorce të regjistruara gjatë 12 muajve të vitit 2014. Numrin më të lartë të divorceve e mban kryeqyteti.

Faktorët që po i çojnë shqiptarët gjithmonë e më shumë drejt divorcit janë nga më të ndryshmet. Gjendja ekonomike, problemet që lindin gjatë martesës mes çiftit, për shkak të alkolit apo dhunës së ushtruar nga bashkëshortët, fenomene të njohura më parë, por në një trend rritës, sipas statistikave, është edhe numri i femrave që kërkojnë divorc.

Mosha pre-dominuese mbetet 25 – 40 vjeçe. Bëhet fjalë përgjithësisht për femra  që kanë edhe një punë të mirë dhe i janë përkushtuar më tepër karrierës. Shumica e çifteve vijnë në dyert e gjykatës, pasi kanë kaluar disa vite martesë por mes tyre ka edhe nga ata që janë me fëmijë.  Kërkesa për divorc është një fenomen në rritje nga 2001, kur atëherë numëroheshin 9.6 divorce në 100 çifte, ndërsa tani 17.8 divorce në 100 martesa.

SHKARKO APP