Feraj për shembjen e teatrit: Dhuna do të shtohet, por revolta qytetare nuk shkrihet

Themeluesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Hysamedin Feraj e dënon dhunën e ushtruar nga policia drejt protestuesve kundër shembjes së teatrit.

Në një intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora Neës, ai shprehet se ky veprim i qeverisë e kthen Shqipërinë 30 vite prapa.

“Dhuna policore do të shtohet ndërsa revolta popullore do të vijojë më shumë” shprehet Feraj.

Feraj: Shembja e teatrit është veçse një episod në ciklin e ecjes tonë prapa për tu kthyer para vitit 1991. Tani që janë rrafshuar 30 viteve, tani jemi në situatën e vitit 1990. Gjithçka kontrollohet dhe është përgatitur nga ana e shtetit për të ndaluar demokracinë në vend. Çdo e drejtë e njeriut dhunohet ashpër. Edhe në Kosovë njësoj, po mbyllet një cikël 20 vjeçar për tu kthyer në vitin 1999. Ne po kthehemi prapa aty ku kemi nisur. Ajo çka i ka dhënë sukses LVV është afrimiteti me popullin dhe vuajtjet e tyre si dhe me besueshmërinë që ka krijuar tek to se mund të zgjidhë problemet që i kanë shkaktuar qeverisjet për sa kohë kanë qenë në pushtet. Dhuna që po përdor kryeministri këtu, ende nuk i ka shteruar të gjitha mundësitë që i paralajmëroi dhe i përdori deri diku Ramiz Alia siç ishin qentë e policisë atë kohë ose nxjerrja e tankseve dhe prapë nuk mundi ta ndalojë. Edhe Edi Rama nuk do të arrijë të ndalojë një revoltë popullore të cilën ai po e akumulon dhe po e shton çdo ditë në Shqipëri. Vetëm me policinë e dhunshme që e pamë këto ditë, do të bëhet edhe më e dhunshme sepse edhe revolta popullore do të shtohet. Por sërish nuk do t’i ndalojë ata.

Në protestën e së dielës kanë qenë të pranishëm dhe pjesëtar të LVV në Shqipëri ku shumë prej tyre kanë përfunduar në prangat e policisë.

Feraj shprehet se asnjë prej tyre nuk ka përdorur dhunë dhe se mbahen padrejtësisht në komisariat. Ditën e nesërme, pjesëtarë të LVV-së do të shkojnë përballë Gjykatës së rrethit Tiranë për të kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Feraj: Kryetari i qendrës së LVV në Tiranë është i arrestuar, kryeministri thotë se nuk ka asnjë të arrestuar. Është dërguar kundërligjshëm në rajonin e policisë ku vazhdon të qëndrojë. Ne nuk kemi përdorur kurrë dhunë. Qendra në Shqipëri e LVV ka bërë thirrje publike për nesër në orën 9 të shkojmë tek gjykata e rrethit Tiranë për të kërkuar për lirimin e të gjithëve që janë arrestuar dhe dhunuar. 

SHKARKO APP