Ferdinand Xhaferaj: PD nuk është ndarë nga rrugaçët

Ish-ministri i Kulturës dhe një eksponent i rëndësishëm i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, në një interviste për mediat, thotë se PD nuk ka zgjidhur siç duhet disa probleme gjatë kësaj kohe në opozitë.

“Kemi qëndrimet e dyzuara prë reformën territoriale apo edhe së fundmi pjesëmarrja si të kapur për dore në reformën në drejtësi. Gjithashtu duhet theksuar se këto dy vite PD nuk arriti të ndahej nga rrugaçët me kollare, që gjatë qeverisjes së PD vetëm sa ndanë tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që thjesht nuk pranuan të bëheshin palë për të grabitur”, pohon ai.

Ndërsa i pyetur se si po e drejton Basha PD-në, ai thotë: “Ai po përpiqet që të kultivojë në politikën shqiptare një filozofi të dominuar nga moderacioni”.

Më tej, mbi mundësinë e një koalicioni mes PD dhe PS, Xhaferaj shprehet: “Nuk e kuptoj se pse artikulohet vazhdimisht kjo tezë. Zakonisht opsionet e koalicioneve bëhen pjesë e debatit pas zgjedhjeve politike apo krizave politike. Ndoshta ata që e paraqesin këtë opsion parashohin së shpejti ndonjë krizë politike”.

SHKARKO APP