Ferdinand Xhaferraj jep dorëheqjen nga kreu i PD-së Durrës: Isha në kundërshtim me statutin

Ferdinand Xhaferraj nuk do të drejtojë më degën e PD-së në qarkun e Durrësit. Ai dha dhënë dorëheqjen pasi u zgjodh deputet, duke iu përmbajtur rregullores së nxjerrë më herët nga selia blu se kush do të përfaqësonte në parlament qytetarët, nuk do të kishte poste drejtuese në degë.

“Bija në kundërshtim me statutin. Ia kam kërkuar disa herë Bashës prej disa javësh përdërisa qëndrimi im në krye të degës së PD ishte kundër vendimit të marrë dhe doja të mos krijohen pakënaqësi mes anëtarëve të tjerë. Angazhimi im politik do të vazhdojë si deputet”.

Disa javë më parë Basha zëvendësoi në krye të PD së Fierit edhe deputetin Luan Baçi. Zëvendësimin e tij nga Agron Kapllanaj, Baçi e quajti hakmarrje të Bashës për shkak se iu bashkua ”Foltores” së Sali Berishës.

SHKARKO APP