Ferit Hoxha në OKB: Nga Ukraina janë larguar 3 milion banorë, aq sa është popullsia e Shqipërisë
I dërguari i përhershëm i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Ferit Hoxha, në fjalën e tij ka treguar se deri më tani nga Ukraina janë larguar 3 milionë banorë, aq sa popullsia e Shqipërisë.
“Më shumë se 3 milion njerëz kanë ikur, më shumë se popullata e vendit tim”. Po ashtu ai theksoi se forcat ruse nuk po kursejnë askënd në Ukrainë, ndërkohë që korridoret humanitare nuk po funksionojnë.
“U bënë 3 javë nga ky sulm i pajustifikuar i Rusisë, shume vdekje janë raportuar nga civilët, varre masive, shkatërrim i shtëpive, shkollave. Nuk është e nevojshme të përshkruajmë mizorinë. Korridoret humanitare nuk po funksionojnë. Asgjë nuk po kursehet, në fillim materniteti, kisha, teatri, çdo gjë është bombarduar. Lajmi kryesor është që Ukraina po mbahet, po reziston, që po fiton dhe Rusia po zhytet në baltë, në tokë, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht”.